Derek Chauvin pranon fajësinë për shkeljen e të drejtave civile të George Floyd

Ish-oficeri i policisë së Minneapolis, Derek Chauvin, është deklaruar fajtor për akuzat federale për shkeljen e të drejtave civile të George Floyd.

Chauvin, 45 vjeç, po vuan një dënim shtetëror me më shumë se 22 vjet për vrasjen e Floyd.

Të mërkurën, ai anuloi një deklarim të mëparshëm të pafajësisë mbi akuzat federale, si pjesë e një marrëveshjeje me prokurorët amerikanë, që të mos përballet me gjyq në janar.

Mund të rezultojë gjithashtu në një dënim më të lehtë federal për Chauvin.

Chauvin u dënua këtë pranverë me akuza për vrasje në Minesota për vënien e gjurin në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta.

Vrasja Floyd, e kapur në kamerën e telefonit të një kalimtari, nxiti zemërim global dhe një valë demonstratash kundër padrejtësisë racore dhe përdorimit të forcës nga policia.

Chauvin, i cili ka apeluar dënimin e tij për vrasje, ka qenë në izolim në një burg të Minesotës që nga prilli.

Pranimi i fajësisë për akuzat federale ka të ngjarë të zgjasë kohën e burgimit të Chauvin përtej asaj ekzistuese. Prokurorët amerikanë rekomanduan deri në 300 muaj (25 vjet) burg për akuzat civile, por marrëveshja për pranimin e fajësisë do t’i lejonte Chauvin të vuante dy dënimet njëkohësisht.

Oficerët e tjerë të pranishëm në ditën e arrestimit të Floyd, Alexander Keung, Thomas Lane dhe Tou Thao, janë akuzuar gjithashtu për shkelje të të drejtave civile të Floyd. Ata janë planifikuar të dalin në gjyq në mars për akuzat se kanë ndihmuar dhe nxitur vrasje të shkallës së dytë./albeu.com


Shtuar 15.12.2021 20:10