Der Spiegel: Si udhëtoi vajza e Putinit 20 herë në Gjermani pa u vënë re

Gazeta gjermane Der Spiegel ka zbuluar përmes një investigimi me platformën ruse të hetimit IStories se Katerina Tikhonova, 35 vjeç, vajza e Vladimir Putin, shkoi në Gjermani për vite me radhë, duke qëndruar disa herë në Bavari, në Mynih ose në liqenin e afërt Tegernsee.

Prania e Tikhonova kaloi pa u vënë re nga shërbimet sekrete gjermane. Bën të ditur gazeta.

35-vjeçarja, që nga viti 2015, do të kishte kaluar të paktën 20 herë në territorin gjerman ka përdorur edhe një vizë Shengen të lëshuar nga Italia.

Arsyeja për udhëtimet e saj ka qenë një mik gjerman, Igor Zelensky, një balerin ekspert që deri në prill 2022 drejtoi kompaninë profesionale Bayrische Staatsballet dhe do të shoqërohej nga një agjent i armatosur i gardës presidenciale ruse.

“Rasti është një shembull i rëndësishëm i faktit se në dekadat e fundit ne nuk kemi zhvilluar asnjë strategji për të kundërshtuar agjentët rusë dhe aktivitetet e tyre dhe ne nuk mund të vazhdojmë kështu”, ka thënë Sebastian Fiedler, deputet dhe anëtar i SPD-së.

Zbulimet tregojnë se vajza e Putinit udhëtoi shumë në Evropë në vitin 2019 ndërsa në prill të atij viti ajo u shtua në listën e zezë të BE-së.


Shtuar 26.08.2022 20:49