Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ftuar në njërin prej emisioneve ka konfirmuar se ka pasur një takim me Izet Mexhitin.
Balje deklaroi se gjatë këtij takimi, nga njerëzit e Mexhitit i është bërë një ofertë për të votuar Albin Kurtin, në këmbim të postit të pedagoges në Shkup.
Balje theksoi se nuk pranon të bëhet pjesë e pazareve politike dhe se do të mbrojë gjithmonë vullnetin dhe interesin e qytetarëve që përfaqëson.