Deputeti i PS Jurgis Çyrbja, një ditë pasi u thirr në në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ka dorëzuar mandatin e deputetit.
Mësohet se Çyrbja, deputet i qarkut Durrës, ka paraqitur kërkesën për lënien e mandatit. Lënia e mandatit të tij vjen, pasi ai u mor në pyetje nga SPAK, lidhur me një kallëzim të Edi Palokës, për abuzim me detyrën gjatë kohës kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit.
Ai largohet nga Kuvendi pak muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare të vitit 2025, ç`ka do të thotë se nuk do të jetë në listat e kandidatëve të maxhorancës.