Raporteri për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Politikën e Jashtme në Bundestagun Gjerman, Adis Ahmetovic po jep një konferencë për mediat ku ka komentuar Ballkanin e Hapur.
“Ndoshta edhe në konferencën e ardhshme të procesit të Berlinit. Scholz do zhvillojë një takim me të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Nuk i them jo, duhet ti japim një shans, dhe është vetëm një element i procesit të Berlinit dhe kreu është Procesi i Belinit dhe jo Ballkani i Hapur”, tha ai.
I pyetur nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të ndahen në këtë proces ai u shpreh se do të ishte më mirë të ecnin së bashku.
Në fakt duam ta shohim së bashku me Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë, duam ti shohim bahskë. Ata kanë bërë çdo gjë ndryshuan emrin pa konflikte. Është një pyetje e rëndësishme por ende Maqedonia është shprehur se jemi të gatshëm të futemi në BE. Sërish jemi në diskutime dhe Franca ka bërë gati një zgjidhje dhe duhet promovuar kjo zgjidhje. Kemi një javë për të bindur Maqedoninë e Veriut ta pranojë këtë zgjedhje. Është çështje personale për njerëzit e Maqedoninë e Veriut sepse ata kanë bërë kaq shumë por gjëja më e mirë është të ecë bashkë me Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut. Mos të flasim për ndarjen e tyre sepse na duhet të luftojmë për çdo zgjidhje të mundshme. Por në këtë moment Maqedonia dhe Shqipëria duhet të ecin së bashku.’- u shpreh ai.