Deputeti gjerman jep lajmin e madh: Liberalizimi i vizave për Kosovën po vjen

Deputeti gjerman, Anton Hofreiter, është shprehur optimist se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodhë këtë vit.

“Procesi tani është në fazën finale dhe problemi në periudhën e fundit nuk ka pasur asgjë të bënte me Kosovën, por kishte të bënte me problemet e brendshme të disa shteteve anëtare të cilat janë të frikësuara nga ekstremizmi i djathtë, por unë jam vërtet optimist se liberalizimi i vizave do të finalizohet me gjasë këtë vit, për të cilin ju keni pritur gjatë dhe jam optimist se do të ndodhë këtë vit”, ka thënë Hofreiter, për median në Prishtinë, Kallxo.

Deputeti gjerman ka thënë se në Bashkimin Evropian gjërat kurrë nuk dihen definitivisht pasi gjithmonë ka nevojë për të gjitha 27 vendet anëtare që të pajtohen.

“Sot i ashtuquajturi Trekëndëshi i Ëeimarit i cili është një bashkëpunim shumë i mirë në mes të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë së bashku lëshuan një rezolutë e cila thotë se mbështesin plotësisht liberalizimin e vizave për Kosovën, çka nuk është një surprizë për Gjermaninë, por është mirë që kemi Francën dhe Poloninë me ne, kështu që unë mendoj se gjatë kësaj vjeshte do të vendoset ose ka të ngjarë që mund të vendoset edhe në dhjetor”, ka shtuar Hofreiter.

Anton Hofreiter është deputet i Partisë së Gjelbër në Parlamentin e Gjermanisë.


Shtuar 21.09.2022 07:35