Porti i Durrësit është kthyer në një çerdhe korrupsioni dhe nepotizmi. Sherret e vazhdueshme dhe largimet abuzive nga puna janë duke u shoqëruar edhe me punësimin e personave të afërt të drejtuesve në këtë strukturë.
Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar në Facebook-un e saj një denoncim, sipas të cilit drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vëngu ka punësuar si drejtor Operacional, pikërisht kushëririn e tij të parë.
Sipas gazetares, proukroria duhet të hetojë këtë fakt pasi përbën shkelje ligjore.
Statusi i gazetares
Kam nje ore qe po perpiqem te shperndaj nje denoncim per Portin e Durresit dhe FB nuk me lejon. Sepse cenokam standartet.
Po e them me fjale te thjeshta. Drejtori Pergjithshem i Portit ka emeruar Drejtor Operacional djalin e tezes se tij. Porti po falimenton! Prokuroria duhet te hetoje!