Dënohen me burg dy shqiptarët në Angli: Punuam në “fermën e kanabisit” për të larë borxhet e rrugës me gomone

Dy shqiptarët, Eduard Pula 28 vjeç dhe Florian Daçi 24 vjeç janë dënuar me nga 2 vite burgim secili, pasi u kapën duke u kujdesur për bimët narkotike në një shtëpi bari në Manchester, në Britani.

Ata pranuan akuzën në gjykatë dhe thanë se kultivonin drogë për të shlyer borxhet e pagesës së udhëtimit me gomone drejt Anglisë.

Eduard Pula dhe Florian punonin si kopshtarë në një fermë kanabisi me vlerën e 4.5 milionë paundësh në Carlisle.

Kanabisi ishte mbjellë në një ambient që më parë ka funksionuar si klub nate, në një zonë ku kishte edhe shumë të tjera por më të vogla se kjo. Më 10 maj të këtij viti policia bastisi zonën, rreth orës 14:45.

Policia britanike arrestoi në flagrancë dy shqiptarët në Rrugën Lancaster, pranë Crown Street, rreth orës 14:45 më 10 maj të këtij viti.

Ferma e kanabisit brenda ishte e fundit nga shumë të gjetura në të gjithë vendin. , së bashku me një person të tretë, u përpoqën të hidheshin në një çati ngjitur katër metra larg, por dështuan dhe në vend të kësaj ranë tetë metra në tokë.

Pula dhe Daci, pa adresa fikse, ishin personat kishin hyrë në Britani ilegalisht me kamion me premtimin e punësimit në industrinë e ndërtimit dhe me shpresën për një jetë më të mirë, thanë avokatët e tyre./albeu.com/


Shtuar 10.07.2023 09:18