Zëvendës kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka marrë vendimin për përjashtimin nga seanca parlamentare të deputeteve demokrate Sorina Koti dhe Elda Hoti.
Vendimi është marrë pas tensioneve të krijuara në sallë.
Sipas Felajt, Sorina Koti ka krijuar zhurmë dhe ka vështirësuar mbarëvajtjen e seancës.
Gjatë kohë që po fliste kryetarja e Kuvendit, deputetë të PD vijuan t’i fryjnë bilbilit duke bërë zhurmë në foltoren e Kuvendit, e cila qëndron e zaptuar prej orës 10 të ditës së sotme.
Ditën e sotme u përjashtu nga seanca edhe deputeti Edmond Spaho për shkak të zhurmës së krijuar në seancë./Albeu.com/