Demokracia e Re sërish fituese, Mitsotakis u drejtohet grekëve: Do të jem kryeministër i të gjithëve

Kyriakos Mitsotakis ka dhënë mesazhin e tij pas fitores së Demokracisë së Re në raundin e dytë të zgjedhjeve në Greqi.

Ai falenderoi qytetarët për mbështetjen, teksa theksoi se përgjegjësia e tij tashmë është më e madhe dhe premtoi se do tëjetë kryeministër i të gjithë grekëve.

“Mbështetja bujare rrit përgjegjësinë. Borxhi ndihet më i rëndë. Ju premtoj se do t’i qëndroj besnik detyrës sime me detyrë dhe përkushtim pa toleruar asnjë arrogancë dhe sjellje arrogante. Aq rëndësi sa i kushtoj efikasitetit, do të luftoj çdo qëndrim që do të përçmojë besimin e shoqërisë”, tha fillimisht Kyriakos Mitsotakis.

“Ne kemi planin dhe përvojën për ta bërë realitet atë që kemi premtuar. Nga nesër jemi të ftuar të regjistrojmë rezultatin e kutive të votimit. Pritshmëritë janë të mëdha. Populli na dha një mandat të sigurt. Ne do të ecim me shpejtësi. U drejtohem bashkëqytetarëve që nuk na votuan dhe atyre që nuk bënë detyrën e tyre.Premtoj që do jem kryeministër i të gjithë grekëve.Qytetarët do ta ndjejnë shtetin pranë tyre në çdo vështirësi”, vazhdoi ai.

“Kur hodha hapat e mi të parë 20 vjet më parë, nuk e kisha imagjinuar kurrë që sot do të isha përballë jush duke pasur nderin dhe përgjegjësinë të zgjidhem kryeministër i pavarur për herë të dytë. Mundohem të mësoj nga gabime dhe nuk do ta kisha arritur dot pa partneret e mi. Faleminderit familjes time që më mbajti gjithmonë në terren. Sot do ta shijojmë fitoren tone për pak kohë por nga nesër në mëngjes do të përveshim mënget për të ndërtuar së bashku një Greqi e fortë me më shumë prosperitet dhe drejtësi”, përfundoi Mitsotakis.


Shtuar 25.06.2023 20:44