Del nga shtrati lumi Gjadër, rrezikohen disa banesa

Lumi Gjadër ka dalë nga shtrati në fshatin Mali i Rrëzuar në Bashkinë Vau i Dejës.

Reshjet e shumta të shiut kanë bërë që të rritet niveli i lumit dhe të rrezikojë banesat aty pranë.

Vendi është përfshirë prej disa ditësh nga moti i keq që ka shkaktuar pëmbytje në disa zona.

Situata më problematike paraqitet në veri me 1100 hektarë tokë të përmbytur në bashkinë e Shkodrës.

Rruga e Obotit paraqitet gjithashtu problematike pasi ka precenzë uji deri në 50 cm, me një rritje prej 10 cm nga mëngjesi i ditës së sotme. Aktualisht rruga është e kalueshme vetëm për mjetet e larta. /albeu.com


Shtuar 19.01.2023 12:47