Del emri! Kush është 23-vjeçarja që vdiq pas operacionit në Vlorë, la jetimë dy fëmijë të mitur

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vlorë ku një 23-vjeçare ka ndërruar jetë pas ndërhyrjen kirurgjikale në Vlorë.

Viktima mësohet se është shtetasja Brisilda Sadushi e cila është nëna e dy fëmijëve të mitur.

Burimet bëjnë me dije se e reja ka lënë pas një vajzë dhe një djalë. Ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Vlorës një natë më parë, ku u paraqit në gjendje të rëndë me infeksion në zorrë. Sadushi u fut në sallën e operacionit, por pas përfundit të procedurës pësoi shok dhe ndërroi jetë.

Pritet të zbardhen akoma më shumë detaje për komplikacionet që mund të ketë pësuar e reja, të cilat i morën jetën. /albeu.com/