Koordinatori kombëtar për komunikimin social dhe politik, Fitim Zekthi ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me ndodhinë e 14 marsit në Elbasan.
I ftuar në emisionin “Open”, teksa flisnin për fushatë në kohë pandemie, kujtoi se edhe kryeministri Edi Rama kishte thyer rregullat e pandemisë.
Ndërsa shtoi se personat që e shoqëronin, të përfshirë në përplasje me mbështetësit e PD-së, kishin armë me vete në çantën e tyre.
Deklarata e tij, u shoqërua me ironi nga ana e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.
PJESË NGA BISEDA:
Fitim Zekthi: Unë jam nga Elbasani, kam farë e fis atje, të gjithë i njohim kush ishin ata atje me Ramën. Nuk mbajnë në çanta as trëndafila dhe as lapsa e blloqe për të shënuar. Kishin armë.
Mazniku: Pse nuk i denoncuar atëherë?