Ish deputeti dhe botuesi Nikoll Lesi ka bërë një deklaratë ku thuhet se pritet që Ilir Meta të jetë kandidati i foltores për të qenë kryeministër i Shqipërisë.
Ish deputeti tha se, kjo është arsyeja që Sali Berisha po kërkon të ndryshojë statutin, ku të mos jetë e detyrueshme që kryetari i partisë të jetë domosdoshmërish kryeministër.
Sipas Lesit, Meta është një nga politikanët që ka bërë opozitën më të fortë edhe kur Basha ka heshtur.
Nikoll Lesi: Në statutin e ri që kërkon të bëjë Berisha, thuhet që nuk është e domosdoshme që kryetari i partisë të jetë kryeministër. Kjo bëhet për të patur Ilir Metën kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme. Kryetar i PD-së Sali Berisha dhe kandidat për kryeministër Ilir Meta.