Deklarata e fortë e kandidatit për kryetar të PD: Nëse do isha unë, sot do të ishim në pushtet!

“Po ta kisha unë në dorë do të ishim në pushtet. Për fat të keq ngeli në dorën e tij. Për fat të keq Sali Berisha ia la partinë atij…”

Kandidati i PD për kryetar, Fatbardh Kadilli ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me garën e demokratëve për zgjedhjet brenda partisë. Kadilli ka deklaruar se është Basha ai që është fajtor për humbjen përballë Ramës duke deklaruar se nëse do të ishte ai në krye të partisë, sot PD do të ishte në pushtet.

Pjesë nga intervista:

PYETJE: Keni drejtuar qarkun e Beratit, kishte pretendime se prania juaj krijoi përçarje?

FATBARDH KADILLI: Një nga sukseset më të mëdha ka qenë Berati, i vetnmi rast që qarku ka vendosur rekord që nuk përsëritet më edhe mua po të më vendosësh prapë atje ka qenë viti 2015. 34 mijë vota u mblodhën.

21 mijë kanë marrë atje. Edhe në votë politike është 1% më shumë se mesatarja e Shqipërisë. Kisha përballë LSI, PS, PDIU. Prandaj e nisa dje nga Berati fushatën. Dy nga kandidatët ishin ata që zgjodha unë para 6 vitesh. Isha i pari i qarkut dhe i thashë më hiq nga Berati dhe bëje listën me beratas.

Nuk ka nevojë që të shkojë dikush nga Tirana. I kam dhënë ai që është në Vlorë, të mbulojë Sarandën dhe Gjirokastrën. E kuptoni që jam shumë i saktë në organizimin e partisë.

Po ta kisha unë në dorë do të ishim në pushtet. Për fat të keq ngeli në dorën e tij. Për fat të keq Sali Berisha ia la partinë atij. Zbriti nga Kosova dhe i tha të gjitha privilegjet e mundshme. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 27.05.2021 21:47