Pep Guardiola shpreson që ta harrojë sa më shpejtë mbrëmjen e djeshme pas asaj humbjeje të papritur në kohën shtesë.
Manchesteri u eliminua nga Real Madrid me një përmbysje në pak minuta, saktësisht në 6 minuta para se të mbyllej koha e rregullt. Kjo është një “deja vu” e historisë së Champions League për Guardiolën, i cili në shumë raste ka parë ekipet e tij të eliminohen befasisht në këtë turne kontinental.
Viti 2010, Inter-Barcelona (gjysmëfinale)
2 gola në 13 minuta, ndërmjet minutës 48 dhe 61 ku Maicon dhe Milito përmbysën rezultatin në 3-1.
Viti 2014, Bayern Munich-Barcelona (çerekfinale)
Pas humbjes 1-0 në Bernabeu, bavarezët luajtë për të kaluar në gjysmëfinale në Allianz, por nga minuta 16 deri në 34 dritat shuhen. Ramos shënon dy herë dhe Cristiano Ronaldo vulos sfidën.
Viti 2015, Barcelona-Bayern Munich (gjysmëfinale)
Në Camp Nou bavarezët rezistojnë deri në minutën e 77-të, më pas komprometojnë gjithçka në minutat e mbetura: Messi dy herë dhe Neymar shënojnë, duke bërë ndeshjen e kthimit një arritje të pamundur. Dhe në fakt katalanasit shkojnë në finale.
Viti 2018, Man City-Tottenham (çerekfinale)
Ndeshja e kthimit me City që duhet të përmbysnin rezultatin 0-1. Sterling shënon në minutën e 4-të, por Son shënon dy gola të shpejtë, dhe përfundimi 4-3, i pamjaftueshëm për Manchesterin që të shkojë në raundin tjetër.
Viti 2020, Manchester City-Lyon (çerekfinale)
Goli befasues i Moussa Dembele arrin në 1-1 vetëm 11 minuta nga fundi. Dhe në minutën e 87-të francezët shënojnë duke shkuar kështu në gjysmëfinale.
Viti 2022, Real Madrid-Manchester City (gjysmëfinale)
Më i bujshmi nga të gjithë, ku ndeshja e parë doli 4-3 për anglezët. Në ndeshjen e kthimin Mahrez shënon për rezultatin 0-1, por në minutën e 90-të dhe të 91-të, Rodrygo shënon dy gola të shpejtë për ta çuar ndeshjen në shtesa. Dhe Benzema vulos sfidën në minutën e 5-të të shtesave për të dërguar spanjollët në finale./h.ll/albeu.com