Partia Demokratike, dega Cërrik ka zyrtarizuar emrin e kandidatit që do të garojë për postin e kryetarit të bashkisë në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen më 9 nëntor. Amarildo Hoxha, është doktori, i cili do të përfaqësojë qytetarët e Cërrikut, ndërsa demokratët ‘shpresojnë’ për rikthimin e shpresës dhe të besimit në çdo familje të këtij qyteti.
Kandidatura e Amarildo Hoxhës është emri i dytë i zyrtarizuar nga Partia Demokratike. I pari ishte kandidatura e Florian Binaj, i cili garon në zgjedhje si kandidat i pavarur, por gjithashtu ka marrë mbështetjen e plotë të PD-së dhe disa prej aleatëve të saj.
Ndërkohë në një deklaratë për shtyp, Berisha u shpreh se Partia Demokratike do të mbështesë në zgjedhje kandidatët e pavarur, por mesa duket zona e Cërrikut ka bërë ‘përjashtim’ nga rasti.
Amarildo Hoxha do të përballet në fushatë me kandiatin e PS-së Florenc Doka, i cili aktualisht është kryetar i komanduar i kësaj bashkie.
Postimi i Partisë Demokratike, dega Cërrik:
Përshëndetje të nderuar demokratët!
Të dashur qytetarë të Cerrikut e rrethinave
Kandidati që do të përfaqësojë PD e Cerrikut në garën për Kryetarë Bashkie në zgjedhjet e pjesshme më 9 Nëndor është z.Amarildo Hoxha , një bir i ndershëm i këtij qyteti, një zë i qytetarëve dhe një përfaqësues dinjitoz i Partisë Demokratike.
Një garë që nuk është vetëm për një post, por për dinjitetin e qytetit tonë, për besimin e qytetarëve tanë dhe për rikthimin e shpresës që Cerriku meriton.
Cerriku ka nevojë për ndryshim, për frymë të re, për dinjitet të ndershëm e vizionar.
Është koha që Partia Demokratike të Rikthehet si forcë e shpresës dhe e besimit në çdo familje të këtij qyteti !
Kanidati ynë Dr. Amarildo është njeriu i duhur për këtë mision.
Ai vjen nga nga njerëzit , i njeh hallet e tyre, i ka dëgjuar dhe i ka ndihmuar jo vetëm në kohë fushatash , por çdo ditë.
Ka integritet, përkushtim dhe një dashuri të vërtetë për këtë komunitet . Ai përfaqëson tipin e përfaqësuesit që ne duam të shohim: të afërt me qytetarin, të drejtë në vendimmarrje dhe të palodhur në punën
Partia jonë në Cerrik ,ka njerëz të aftë , struktura të forta dhe mbi të gjitha zemrën e qytetarëve.
Nëse qëndrojmë të bashkuar, nëse punojmë me përkushtim dhe me besim , më 9 Nëndor ne do kthejmë Cerrikun në ngjyrat e shpresës , në ngjyrat e së djathtës , në ngjyrat e fitores
Prandaj dhe Cerriku do të votojë ndryshimin më 9 Nëndor
Suksese dhe Fitore Dr.Amarildo