Që në orët e para të mëngjesit në media u bë me dije se në Kuvendin e Shqipërisë do të mbahet sot një interpelancë mes kryeministrit Rama dhe Vangjel Dules, i kërkuar nga ky i fundit.
Pavarësisht pranimit nga ana e Kuvendit dhe njoftimit zyrtar, kryeministri Rama ka munguar sot në Kuvend.
Për këtë arsye Vangjel dule ka refuzuar të flasë dhe të vazhdojë interpelancën në Kuvendin e Shqipërisë në shenjë proteste.
Vangjel Dule: Për kryeministrin nuk ekziston respektimi i minoritetit. Ai nuk ka axhendë për ta dhe unë e refuzoj interperlancën me ministren Spiropali.
Eisa Spiropali: Ju e refuzuat interperlancën por kohën tuaj prej shtatë minutash e përfunduat këtu.
Vangjel Dule: Zonja Spiropali sapo e provuat drejtësinë e vendimit tim për të mos e zhvilluar këtë interperlancë. /albeu.com/