Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar fjalën e Bashës në debatin me Nokën në Kreysinë e grupit parlamentar të PD.
Për Berishën, Basha tashmë ka shpallur non-grata edhe bazën e partisë apo anëtarësinë.
“Miq, ish kryetari sot shpalli non-grata bazen e partise! Sb”, shkroi Sali Berisha.
Gjatë debatit me Nokën, Basha theksoi se nuk do të mblidhet asnjë Kryesi apo Kuvend pasi s’mund të ketë grupime antiamerikane.
Nga ana tjetër zyra e PD sqaroi se Basha nuk e ka etiketuar anëtarësinë si antiamerikane në asnjë moment, dhe sipas PD, këto janë shpifje që bëhen me qëllimin e vetëm për të prishur imazhin e partisë./albeu.com