Debate të forta në gjyq/ Nuredin Dumani “shpërthen” ndaj të pandehurve: Do t’jua ha hallvën të gjithëve…

Ditën e sotme, në seancën e radhës të dosjes “Plumbi i artë”, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, u është përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes të të pandehurve të tjerë.

Raportohet se në sallë ka pasur debate, ndërkohë që Dumani ka deklaruar “Do t’jua ha unë hallvën të gjithëve, nuk mund të ma hani hallvën ju mua”, pas debatit me të pandehurit e tjerë.

Në seancën e radhës të dosjes “Plumbi i artë” ka vijuar pyetja e dëshmitarit Nuredin Dumanit.

Pyetjet janë kryer nga avokati Ilia Ilia.

ZHVILLIMET NË SEANCË

Avokati: Në çfarë rrethane jeni njohur me Agron Qolin.

Nuredin Dumani:E kam pas komshi dhe pas kemi qenë dhe miq nga viti 2002-2003. Me Agronin kemi pas marrëdhënie shumë të mirë. Agroni punonte në ndërtim. Agroni di që ka qenë ndërtues Enea Prifti. Petrit Qoli e di që ka qenë ndërtues pallati dhe Agroni punëtor”.

Agroni rrinte te lokali i Festim Qolit kur ishte në Nishtullë. Me Festimin diskutonim shumë gjëra dhe më tregonte respekt për Agronin. Enea Prifi, ka shumë shokë dy vëllezërit Qoli.

Enver Diva dhe Besian Xhixha:Mos u mërzit, dardha e ka bishtin mbrapa. Do e shohim kush ia ha hallvën njëri-tjetrit. Çfarë është ai, pse rren”?


Shtuar 4.03.2025 11:27