Dumani ka përshkruar se grabitja ka ndodhur pas faljes së namazit, gjatë muajit të Ramazanit, kur kambistët po dilnin nga xhamia.
Sipas tij, ai kishte përdorur armë dhe kishte qëlluar kambistin, fillimisht në gjoks dhe pastaj në këmbë, duke marrë një shumë prej 17-20 milionë lekësh.
Ai theksoi se shuma e grabitur ishte ndarë në mënyrë të barabartë mes anëtarëve të grupit, duke përmendur se edhe Dorian Shkoza, Ardian Collaku, Gentian Sharra dhe Talo Cela, ishin përfshirë në këtë vjedhje.
Debati mes Dumanit dhe Sharrës, u përqendrua në disa kontradikta për detajet e ngjarjes, ndërsa avokati i Dumanit kërkoi të sqaronte aspektet procedurale të procesit.
Sharra, nga ana tjetër, theksoi se në disa deklarata të mëparshme të Dumanit kishte pasur kundërthënie, duke kërkuar që ato të merren parasysh në procesin gjyqësor.
Ky ballafaqim, është një tjetër hap në hetimet për aktivitetet kriminale të grupit dhe mund të sjellë zhvillime të mëtejshme në procesin e drejtësisë.
Gentian Sharra: “Në grabitje ka qenë vëllai jot Dashnor Dumani”.
Debat mes të pandehurit Gentian Sharra dhe të penduarit Nuredin Dumani.
Avokati Hazizaj: Keni bërë ndonjë vjedhje në Kavajë?
Dumani: “Po kam bërë me klientin tuaj. Kam qenë unë, Talo Cela, Gentian Sharra, dhe Ilirjan Fecci. Unë dhe Talo do bënim grabitjen, Sharra ishte shofer tek Audi me targa të vjedhura dhe Fecci lëvizte me një BMË seri 5. Makinat ishin të vjedhura. Në takoheshim shpesh 2-3 herë në javë, nuk flisnim për gjëra që s’kishim njohuri, por për vjedhje grabitje, se aty kishim njohuri”.
Kur ka ndodhur vjedhja?
Dumani: Vjedhja ka ndodhur fund 2012 dhe fillim 2013, se nuk jam i saktë me datat.
Çfarë keni veshur atë ditë?
Dumani: “Rroba, të bardha dhe të kuqe, jo njëherë, por ishim të veshur sportiv se do iknim me vrap, emrin s’ja dija, por ja the ti tani. Jemi larguar me Audin, ku Gentian Sharra ishte shoferi i mjetit. Ai ishte 20 metra larg vendit ku do bënim grabitjen, në makinë. Ilirjan Fecci ishte në gatishmëri, nëse vinte policia apo diçka tjetër. Organizimi është bërë në afërsi të rrugës, tek shtëpia e hallës së Ilirjan Feccit. Aty e kishim si bazë, për makinat e vjedhura, se familja e hallës jetonte në Itali. Kam shkuar vetëm tek shtëpia e hallës”.
Cila është shuma që grabitet?
Dumani: “Diku tek 20 milionë, i kemi ndarë në mënyrë të barabartë, secili nga 5″.
Gentian Sharra: “Që nga arrestimi dhe në ballafaqimet që kemi bërë bashkë janë 5 herë deklarime dhe jeni kontradiktor. Ndërhyn prokuroria, krijohet debat mes palëve. Për aspektin procedurial”.
Dumani: “Unë jetoj në një shtëpi me vëllain, jetojmë në një shtëpi, s’kam blerë shtëpi”.
Keni ndonjë shok me emrin Tani?
Dumani: “S’më kujtohet, pasi shumica nuk janë më”.
Ndërhyn Enver Diva, i thotë ai gënjen, ka frikë se janë mediat aty.
Në Elbasan, ke kryer grabitje tjetër?
Dumani: “Mesa mbaj mend, unë kemi kryer. Kemi organizuar kur dikush të gjen grabitje, e studion zonën e tjera dhe krijon siguri se sa para ka me vete “viktima”, por duhet të jesh i sigurt sa para ka me vete, se ke përgjegjësi. Pasi bëhej edhe me interesa me përqindje, ai që ka informacionin”.
Avokati: E kuptova.
Dumani: Faleminderit.
Batuta mes avokatit dhe të penduarit.
Grabitja ka ndodhur në 2018. Kambistin e grabitëm, sapo falej namazi, se ishte Ramazan dhe pashë një person që po shkonte në xhami, pranë kalasë së Elbasanit. Për fat të keq të tyre, gjithashtu kambistët dolën në të njëjtin orar. Me armë kam qëlluar unë, fillimisht në gjoks.
Ardian Collaku, nuk e di a ishte pronari. Grabitjen e kryem me një mjet, e përplasëm diku që të orientohej, Opel i bardhë me xhama të zinj, e kemi bërë pas shtëpisë së Talo Celës. Aty vendosnim xhamat e zinj. Viktima kishte benzinë në portobagazh, vishnje.
Pasi doli kambisti nga shtëpia, i jemi afruar afër me makinë, unë kam zbritur, i kam thënë ulë në tokë, dhe më tha “gjuaj”. Ai kundërshtoi. Unë e kam qëlluar 1 ose 2 herë në gjoks dhe një herë në kupën e gjurit, mesa mbaj mend në gjurin e djathtë. Pasi morëm paratë, jemi larguar. Unë kam marrë 17-20 milion lekë, të njëjtën shumë ka marrë edhe Dorian Shkoza, Ardian Collaku, Gentian Sharra dhe Talo Cela.