Dashamir Shehi i kërkon llogari Ramës për emërimin e Vlora Hysenit: Shteti nuk është restorant ku fajin ia lë kamerierit

Ish-deputeti Dashamir Shehi kërkoi që përgjegjësia për çështjen e ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, të mos mbetet vetëm te personat nën hetim. Sipas tij, kryeministri Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi edhe për emërimet dhe mënyrën se si funksionojnë institucionet shtetërore.

Në emisionin “Minuta e parë” në News24, me Ola Brukon, Shehi tha se nuk beson që Hyseni t’i ketë nxjerrë listat e agjentëve të SHISH. Ai vlerësoi gjithashtu rolin e SHBA-së dhe NATO-s në garantimin e sigurisë së Shqipërisë.

Të lidhura

None found

Shehi e krahasoi shmangien e përgjegjësisë nga kreu i qeverisë me drejtuesin e një restoranti që thotë se e ka vjedhur kamerieri. Ai tha se kjo nuk është thjesht çështje përgjegjësie individuale, por një çështje për të cilën duhet të ketë edhe burg. Sipas tij, nëse Rama nuk ka qenë në dijeni të asaj që ka ndodhur, duhet të largohet dhe t’ia lërë vendin dikujt tjetër që, siç u shpreh ai, të mos i hajë «as dardhat e as kumbullat».

Ish-deputeti deklaroi se Shqipërisë i kanë ndodhur ngjarje shumë më të rënda. Sipas tij, Hyseni u vendos qëllimisht në detyrë për të mbuluar disa çështje të atyre që ai i quajti «horra», duke përfshirë edhe kryeministrin, ndërsa më pas u paraqit si «Mata Hari». Shehi shtoi se ajo mund të jetë shkarkuar edhe padrejtësisht, por nuk duhej marrë në atë post përderisa marrëdhënia me palën tjetër nuk kishte shkuar mirë. Ai e mbylli qëndrimin e tij duke thënë se, fatmirësisht, sigurinë e Shqipërisë e ruajnë SHBA-ja dhe NATO-ja.


Shtuar më 30.09.2026 14:11

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş