Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, e ka cilësuar mjaft të rëndësishëm daljen e opozitës me një kandidat në zgjedhjet lokale.
Komentet ai i bëri teksa fliste në “Radari Informativ” në Abc, ku theksoi se forca politike që ai përfaqëson do të futet në koalicion me partitë e tjera vetëm në rast se arrihet dakordësia për të hyrë në zgjedhje me një kandidat.
I pyetur se përse zgjodhi PD-në e Berishës dhe jo grupimin e Alibeajt, Shehi tha se ai ka komunikim me të dyja palët, ndërsa shtoi se ka ardhur koha që opozita të bashkohet, se kush grupim është më i fortë atë e vendosin proporcionalet.
Pjesë nga biseda:
Xhokaxhi: Pse zgjodhët PD-në e Berishës?
Shehi: Ne nuk kemi zgjedh asnjërën as tjetrën, jemi në komunikim me të gjithë. Unë nuk do bëjë aleancë me asnjë forcë që nuk bie dakord për të dalë me një kandidat.
Xhokaxhi: Me gjasë do të dilet me një kandidat të përbashkët. Por nëse ndodh e kundërta Alibeaj ka thënë që ne do dalim me kandidaturat tona?
Shehi: Nuk është puna tek Alibeaj, por një grup deputetësh prishin punë. A dolëm me dy kandidatë në zgjedhjet e fundit dhe humbëm. Të dyja bashkë bënë 40% në të gjithë territorin dhe prapë humbën. Ne po pretendojmë që të dalë një kandidat i vetëm në të gjithë zonën. Se kush është më e madhe Foltorja apo PD tjetër e tregon proporcionali, kush është hierarkia në opozitë, ne na duhet të marrim maksimumin. Ky është një shans që nuk duhet të shpërdorojmë.
Xhokaxhi: Nëse do dështojë opozita edhe këtë herë çfarë do ndodhë?
Shehi: Duhet ripërmbysur. Unë do thoja që këta shefat që duan të tregojnë se kush është lideri i opozitës, të mos nguten të presin proporcionalin./Albeu.com/