Dalin pamjet: Momenti kur i riu me G-Class përplas çiftin dhe fëmijën 3 muajsh (VIDEO)

Kanë dalë pamjet nga aksidenti tragjik i ndodhur pak më parë në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Një mjet tip Benz ka përplasur një çift bashkëshortësh bashkë me foshnjën e tyre 3-muajsh.

Drejtuesi i mjetit ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por që më pas ka përfunduar në pranga nga policia.

Video e siguruar nga Abc News.

Burime bëjnë me dije se foshnja është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa çifti ndodhet ende në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)


Njoftimi i Policisë:

Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtues i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë Dosja.al ka siguruar edhe momentin tragjik të përplasjes./albeu.com/