Dalin pamjet, momenti kur “Benzi” me targa angleze merr përpara njerëzit anës rrugës në Berat, tre në gjendje të rëndë (VIDEO)

Albeu.com ka siguruar pamjet nga aksidenti në Berat, ku drejtuesi i mjetit, 31-vjeçari nga Lezha Leon Simoni, humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi 3 shtetas që ndodheshin në anë të rrugës, përbri mjetit të tyre, Fiat Punto.

Edhe pas përplasjes, drejtuesi i Benzit i ka marrë ata zvarrë së bashku me mjetin, duke u shkaktuar dëmtime të rënda.

Të plagosurit janë, Blerina Nerjaku, 45-vjeçe, banuese në Shijak, Mersine Nerjaku, 37-vjeçe, banuese në Zvicër dhe Shkëlqim Kapxhiu, 63-vjeç, banues në fshatin Velabisht në Berat, ndodhen në gjendje të rëndë. Mësohet se 63-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë gjatë natës në Spitalin Ushtarak.

Burime bëjnë me dije se dyshohet se drejtuesi i Benzit ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Policia është në pritje të rezultateve të analizave të gjakut që iu bën Simonit pas aksidentit.

Shtuar 15.09.2022 12:57