Kryeministri i Kosovës Albin Kurti priti sot në zyrën e tij stafin e lartë menaxhues të Policisë së Kosovës.
Mes efektivëve ishte edhe Besart Ahmeti, Shef i Njësisë Speciale Operative, i cili ishte udhëheqës i operacionit në Veri.
Kurti bën me dije se e ritakoi Ahmetin 16 vjet pasi polici e kishte arrestuar liderin e Vetëvendosjes gjatë një proteste. Fotoja e Albin Kurtit me pranga në duar u bë asokohe virale.
“Në zyren time në Kryeministri, sot prita ministrin e brendshëm dhe udhëheqës të lartë të Policisë së Kosovës. Në mesin e tyre ishte edhe Besart Ahmeti, të cilin e ritakova nga afër pas 16 vjetëve. Kapiteni Ahmeti ka udhëhequr profesionalisht policë të njësisë speciale në Bërnjak dhe ka zhvilluar shkëlqyeshëm negociata në terren atje. Nuk ia shtrënguam dorën njëri-tjetrit, për shkak të pandemisë”, shkruan Kurti në rrjetet sociale.