Në 18 Prill qeveria ka njoftuar se do të hapet aeroporti i Kukësit, që do të mbajë emrin “Zayed-Flatrat e Veriut”. Kryeministri Edi Rama ka premtuar se fluturimi i parë do të bëhet nga Londra.
“Do t’i marr 120 demokratë që më shajnë nga Londra dhe do t’i ul në 25 prill të votojnë Lulin o s’ka” është shprehur Rama më pak kohë më parë.
Të lidhura
None found
Por si do të realizohet kjo në kushtet kur fluturimet nga Londra janë të ndaluar për shkak të koronavirusit? Mbrëmjen e sotme i ftuar në “Log.” Edi Rama tha se do të vijnë me politikë të personalizuar.
“Në 18 prill. Mos kini merak nuk ka gjë që nuk bëhet po i hyra unë, do të vijnë çunat nga Londra. Do të vijnë me politikë të personalizuar dhe do të zbresin në Kukës. Biletën do ta paguajë kompania” tha Rama./Abcnews.al
