Një diplomat amerikan ka rënë në prangat e Policisë së Stambollit, pasi dyshohet se ka ndihmuar një shtetas sirian që të arratiset.
Sipas burimeve nga BBC, dyshohet se diplomati amerikan i ka dhënë pasaportën dhe ka ndërruar rrobat me shtetasin sirian në fjalë.
Siriani me iniciale R.S. tentoi të largohej drejt Gjermanisë duke përdorur këtë pasaportë.
Shtetasi amerikan i cili u arrestua, thuhet se punën në konsullatën e SHBA-së në Beirut dhe në momentin e ndalimit, kishte me vete 10 mijë dollarë kesh.
Ngjarja ka ndodhur në 11 nëntor, ku nga pamjet e kamerave të sigurisë, shihet teksa dy personat ndërrojnë veshjet me njëri tjetrin.
Departamenti i Shtetit amerikan nuk ka bërë ende asnjë reagim zyrtar lidhur me këto informacione të publikuara ditën e sotme në media.
Shtetasi sirian gjithashtu u arrestua nën akuzën e përdorimit të një dokumenti identifikues të një zyrtari, por është liruar nga paraburgimi dhe po hetohet në gjendje të lirë./albeu.com/