Foto ilustruese
Një 16-vjeçar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë, pasi kishte porositur kanabis anglez përmes postës.
Operacioni i pazakontë është realizuar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Postën Shqiptare dhe autoritetet angleze goditën një rast të shitjes së kanabisit.
Lajmi u bë i ditur për “Top Channel”, ku thuhet se 16-vjeçari me inicialet D.SH., është kapur nga policia, e cila qëndroi në pritje të të dyshuarit derisa ai u paraqit në postë për të marrë pakot.
Gjithashtu bëhet me dije se kanabisi i porositur ishte i një cilësie të lartë./albeu.com/