Sipas Berishës, Lubi Balluku me Edi Ramën në rrugë dhe vepra publike vjedh 90 përqind të fondeve dhe në rastin e sterilizimeve kanë rritur çmimin jo 10, jo 30, jo 60 por 83 herë në krahasim me koston e tyre kur ky proces kryhej nga shteti dhe spitalet publike.
Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufishme ju guximtareve dhe guximtarëve të pamposhtur që qëndruat si vigan ndaj çdo presioni, ndaj çdo padrejtësie, ndaj çdo kërcënimi të mafies shqiptare të Edi Ramës, mafies më të rrezikshme të Europës, por edhe mafies së Xhorxh Sorosit, e cila përdori vizat si një armë ideologjike kundër jush.
Përdori vizat për t’u ndëshkuar ju, mbrojtësve të të vërtetave universale të qytetarëve të lirë në Shqipëri, SHBA dhe kudo në botë. Të dashur miq, ditët e fundit në seanca maratonë zhvilloi hetimet komisioni hetimor parlamentar lidhur me vjedhjen e dytë të shekullit. Vjedhjen e Edi Ramës, Ilir Beqjes, Korbës së Kovidit Manastirliu mbi të sëmurët. Vjedhje që kushtuan mijëra e mijëra jetë. Mijëra e mijëra invalidizime nga sëmundjet e pakuruara. Vjedhje të cilat në aspektin e pasojave ngrihen në nivelin e krimeve kundër njerëzimit.
Deputetët e opozitës iu faktuan shqiptarëve se Ilir Beqja, ky hajdut pa fytyrë, pa nder, pa moral; se Edi Rama, ky hajdut pa fytyrë, pa nder, pa moral përdorën sistemin e shëndetësisë për të vjedhur dhe shpërdoruar qindra milionë euro dhe për t’i bërë gropën dhe për të çuar në varr mijëra e mijëra të sëmurë për mungesë ilaçesh, për mungesë mjetesh për operacion, për mungesë shtrimesh në spitale.
Në këto seanca, doli e qartë si drita e diellit se koncesioni i sterilizimit dhe koncesioni i check-upit dhe ai i analizave ishin një vjedhje e tmerrshme. Për të krahasuar përmasat e saj, Lubi Balluku me Edi Ramën në rrugë dhe vepra publike vjedh 90 përqind të fondeve. Lubi Manastirliu, Edi Rama dhe Beqja i tyre në rastin e sterilizimeve kanë rritur çmimin jo 10, jo 30, jo 60 por 83 herë në krahasim me koston e tyre kur ky proces kryhej nga shteti dhe spitalet publik