I gjithë qyteti i Lezhës është pa energji elektrike momentalisht.
Sipas burimeve të albeu.com, një përcjellës i linjës 220 kilovolt të linjës OST është këputur dhe ka renë në rrjetin e shpërndarjes të OSHEE.
Kjo ka sjellë si pasojë “zhytjen” në errësirë të gjithë qytetit.
Fatmirësisht nga rënia e telit në zonë të banuar nuk ka pasur pasoja në jetë njerëzish dhe momentalisht po punohet për të rikthyer normalitetin./albeu.com/