COVID/ 20 humbje jete në Maqedoninë e Veriut, bilanci i 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1.424 të infektuar nga 5.604 teste të kryera.

Prej rasteve të reja 790 janë në Shkup, Manastir 92, Strumicë 48, Kumanovë 57, Kavadar 45, Shtip 43, Prilep 37, Ohër 36, Tetovë 35, Gjevgjeli 33, Gostivar 31, Kërçovë 27, Veles 24, Resnjë 20, Negotinë 18, Koçani dhe Sveti Nikole 13, Kriva Pallanka 10, Strugë 8, Vinicë 7, Radovish, Bogdanci dhe Makedonski Brod 5, Dellçevë, Berovë dhe Demir Hisar 3, Kratovë dhe Demir Kapi 2 dhe nga 1 në Dojran, Dibër, Vallandovë dhe Krushevë.

Sipas raportimit të ministrisë së Shëndetësisë në vend, nga 1.424 raste të reja, 214 janë rinfektime. Po ashtu ka pasur edhe 1.083 pacientë të shëruar dhe 20 të tjerë kanë humbur jetën.

Kujtojmë se në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë janë diagnosifikuar gjithsej 256.281 raste, ndërsa prej tyre 227.492 janë shëruar dhe 8.218 kanë humbur jetën. Momentalisht në vend janë aktive 20.571 raste./albeu.com/

Shtuar 23.01.2022 21:57