COVID/ 19 viktima në Maqedoninë e Veriut, bilanci i 24-orëve të fundit

333 raste të reja dhe 19 viktima jënë regjistruar në 24-orët e fundit nga Covid në Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë atje, e cila informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2 547 testime.

Në Shkup janë evidentuar 152 raste, Manastir-33, Ohër- 20, Kavadar dhe Strumicë nga 16

Janë regjistruar 309 persona të shëruar plotësisht.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë evidentuar 215 009 raste me covid dhe janë shëruar 199 064 të tjerë, ndërsa jetën e kanë humbur 7 547 perona.

Numri i rasteve aktive momentalisht është 8 398./albeu.com/