Nesër mbahet takimi Zaev-Gashi, çfarë pritet të diskutohet

Ditën e nesërme në orën 14:00, do të mbahet takim i ri ndërmjet kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të partisë Alternativa, Afrim Gashi.

Në takim pritet që të bisedohet lidhur me ofertën e LSDM-së për Alternativën dhe të diskutohen programet qeverisëse.

Sipas informacioneve Alternativa pret dy poste ministrore, si dhe drejtori, ku në një pjesë të të cilave deri më tani ka drejtuar BDI.

Takimi vjen pasi të premten kryesia e Alternativës, i dha dritë jeshile kryetarit Gashi, që të vazhdojë bisedimet me kryeministrin Zoran Zaev./albeu.com/