COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 351 testime, 12 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 15 të shëruar në 24 orët e fundit
11 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 351 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 12 qytetarë, në Bashkitë:
6 në Tiranë, 3 Fier, nga 1 qytetarë në Lezhë, Vlorë, Sarandë.
Janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,645 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 11 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 15
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 351
Testime totale 2,012,988
Raste pozitive 332,419
Raste të shëruara 328,645
Raste Aktive 180
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 129
Vlorë 16
Fier 12
Gjirokastër 7
Berat. 5
Shkodër 3
Lezhë. 3
Durrës. 2
Elbasan. 2
Korçë. 1