Covid-19 në Shqipëri: Vetëm një pacient i shtruar në spital

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë është regjistruar vetëm një rast me Covid-19 dhe asnjë vdekje.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 8 pacientë të tjerë, ndërsa në spital po merr trajtim të specializuar vetëm një pacient.

Të lidhura

None found

Raste aktive në të gjithë vendin janë gjithësej 56, ku shumica janë në qarkun e Tiranës.  Në tre qarqe, Korçë, Gjirokastër dhe Kukës nuk ka asnjë rast aktiv.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          24

Shkodër       12

Durrës           5

Elbasan        5

Lezhë           4

Berat             3

Dibër             1

Fier              1

Vlorë             1

/albeu.com