Covid-19 në Shqipëri, rriten ndjeshëm rastet e reja

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 277 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 61 persona, ndërsa në spital po marrin trajtim mjekësor pacientë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 957 testime, 277 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 61 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ministria e Shëndetësisë informon se situata e Covid19 në 24 orët e fundit, është si vijon:
Janë kryer 957 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 277 qytetarë, në këto bashki:
175 në Tiranë, 19 në Fier, nga 10 qytetarë në Lushnje, Vlorë, 7 në Patos, nga 6 qytetarë në Durrës, Gjirokastër, 5 në Sarandë, 4 në Himarë, nga 3 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Kamëz, Vorë, Pogradec, nga 2 qytetarë në Shkodër, Divjakë, Selenicë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Krujë, Kavajë, Dibër, Roskovec, Mallakastër, Delvinë, Dropull, Korçë, Kuçovë, Poliçan.
Janë 1,045 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 61 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,398 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 277
Të shëruar në 24 orë 61
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 957

Testime totale 1,840,232
Raste pozitive 277,940
Raste të shëruara 273,398
Raste Aktive 1,045
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 797
Fier 77
Vlorë 60
Durrës 27
Korçë 18
Lezhë 17
Elbasan 13
Berat 11
Gjirokastër 11
Shkodër 9
Dibër 4
Kukës 1

Shtuar 22.06.2022 18:10