Covid-19 në Shqipëri: 36 raste të reja dhe asnjë humbje jete

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 36 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 25 pacientë, ndërsa raste aktive në të gjithë vendin janë 250.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 973 testime, 36 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 25 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 973 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 36 qytetarë, në këto bashki:
20 në Tiranë, 4 në Roskovec, nga 2 qytetarë në Fier, Lushnje, nga 1 qytetar në Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Sarandë, Mallakastër, Kavajë, Kurbin, Shkodër.
Janë 250 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,091 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Maj 2022)
Raste të reja ditore 36
Të shëruar në 24 orë 25
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 973

Testime totale 1,822,442
Raste pozitive 275,838
Raste të shëruara 272,091
Raste Aktive 250
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 150
Fier 27
Korçë 17
Vlorë 13
Gjirokastër 12
Shkodër 12
Elbasan 6
Lezhë 6
Berat 3
Durrës 2
Dibër 2

Shtuar 21.05.2022 16:35