Përplasen dy makina në Lezhë, një i lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Balldren – Lezhë. Dy mjete janë përplas me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka mbetur i lënduar një person.

I lënduari është shoqëruar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Lezhë /Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Lezhë – Balldren, janë përfshirë në një aksident automobilistik 2 automjete me drejtues shtetasit E.Gj dhe F.Gj.

Për pasojë, është lënduar njëri nga drejtuesit, shtetasi E.Gj. si dhe pasagjerja E.Gj., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 21.05.2022 16:26