Covid-19 në Kosovë: Asnjë humbje jete dhe 15 raste të reja sot

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 15 raste me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.292. Në total numri i rasteve aktive është 106.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.154 doza të vaksinës. Deri më sot 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 19.06.2022 15:57