COVID-19 i mori jetën, Arben Malaj zbulon pengun e madh të Bashkim Finos

Midis miqve të shumtë të ish-kryeministrit dhe deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, është edhe Arben Malaj.

Gjatë një interviste për “Frontline” në News 24, Malaj rrëfeu pendesat e Finos, çdo i mungojë Partisë Socialiste pas vdekjes së tij, por edhe për dëshirën e të ndjerit për të qenë President i Republikës së Shqipërisë.

A kishte ndonjë pendesë zoti Fino?

Arben Malaj: Ne kemi vazhduar gjatë në karrierën tonë politike. Fino nuk ishte një njeri që bëhej pishman për ndonjë vendim a veprim që bënte. Ai që bëri me shpirt bashkë me ekipin, mbeti si diçka pozitive në sytë e shqiptarëve. Pra në sytë e shqiptarëve, Bashkimi ishte një njeri i qeshur, i ri, që me komunikimin në fytyrë prodhonte shpresë për shqiptarët.

Edhe zhvillimet më pas, në 2001-in Fino ka qenë i ashpër edhe me ish-kryesocialistin Fatos Nano. Ishte peng i tij që nuk u zgjodh asnjëherë president?

Arben Malaj: Ka qenë një dëshirë, sepse ka pasur më vonë konkurrime brenda PS. Ajo ka qenë një ditë më e pakënaqshme edhe për mua. Unë vetë në debatet që janë bërë brenda PS, jam udhëhequr nga parimi që një shok që të ka ndihmuar në momente të vështira duhet ta ruash, sepse Partia Socialiste ka qenë dinamike, me debat të brendshëm. Fino është bërë më vonë pjesë e lëvizjeve politike të Nanos.

Mosha, Kushtetuta, për të qenë 40 vite për të kandiduar, a ka pasur dëshirë nga Fino që të ishte president?

Arben Malaj: Unë mund të them me çiltërsi që ne kemi diskutuar herë pas here, që nuk duhet të bëjmë një president të ri. Pra, ka qenë mendjehapur Fino, bashkëpunues. Më shumë se iku Fino me një dëshirë të pa zhvilluar, unë mendoj se duhet të kenë brenda partisë ndjenjën e lidershipit. Fino do të ishte një kandidat shumë i mirë si President i Shqipërisë, ne duhet të mësojmë, të kemi një lidership që vjen përmes betejave dhe të kemi një individ që e qeveris mirë këtë vend.

Si e keni parë rolin e Nanos në raport me Finon, por edhe të Ramës në raport me të?

Arben Malaj: Me Nanon ishte në mënyrën e tij e të bërit politikë. Është e vërtetë që Nano dhe Fino kishin probleme me njëri-tjetrin, por qeverisën 8 vite. Në vitin 2005 kishte mundësi shumë të mëdha të merrej një mandat i tretë. Unë sot kam ardhur t’i shpreh mirënjohjen e plotë vëllait tim.

Nderimet majtas dhe djathtas, a ishte vërtetë Fino bashkimi i të gjithëve?

Arben Malaj: Po të shohim qeverisjen e zezë të asaj kohe të shqiptarëve, mënyra se si Fino e menaxhoi dhe raportet me presidentin Berisha. Ky i fundit i kërkoi Finos shkarkimin tim nga Ministri i Financave. Ai ishte parimor dhe nuk e tronditi besimin që kishim bashkë.

Miq, të afërm e familjarë të Finos kanë bërë homazhe për të. Të gjithë thonin që marrim këshilla prej tij, çfarë e bënte atë një person të tillë?

Arben Malaj: Fino u rrit ndërmjet vështirësive dhe mandateve që kishte. E gjithë jeta e tij patjetër që krijonte avantazhin që edhe të mësosh nga gabimet e tua. Fino kishte diskutime apasionante, nuk ishte një deputet i thjeshtë që thoshte kjo bëhej këtu. Ai me përvojën që kishte, kishte avantazhin që të kuptonte kur një gjë nuk shkonte mirë, nuk e thoshte nën zë, por e thoshte në zë profesional.

Zoti Fino kurrë nuk është shfaqur si person që thjesht ngre kartonin, ka kundërshtuar zotin Rama?

Arben Malaj: Është një model që i mungon shqiptarëve, do i mungoj edhe në 2021. Ka ende deputetë që s’kanë fol asnjëherë dhe ende mbijetojnë në lista.
Çdo i mungojë PS nga ndarja nga jeta e parakohshme e Finos?

Arben Malaj: Mençurinë dhe dinamizmin e tij. Një person si Fino që i diskuton debatet që ka vendi, flet edhe për mediat. Ai ishte Bashkimi, një person që e thotë gjënë e duhur në momentin e duhur.

Qeverisë aktuale çfarë emri do ti vinit?

Arben Malaj: Më lejoni të jem i paanshëm. Unë nuk arri dot të bëj vlerësimin që do të bëjnë shqiptarët me votë. Të eliminohet kalim ekstremi i fushatës elektorale. Votimi është një votë, jo ndeshje boksi. Jemi bllokuar gjatë nga integrimi në BE, por Shqipëria ka pasur sfida si tërmeti dhe pandemia. Ne këto nuk duhet

Amaneti i Finos?

Arben Malaj: Amaneti i Finos është modeli që krijoi. /news24


Shtuar 29.03.2021 21:24