Covid-19 i merr jetën babait të ish-deputetit të Partisë Socialiste Eduart Ndocaj.
73-vjeçari Mark Ndocaj ka ndërruar jetë në spitalin Covid-1 në Tiranë ku ishte i shtruar prej disa ditësh, pasi gjendja e tij shendetësore ishte rënduar.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur në rrjetet sociale nga ish-deputeti Eduart Ndocaj.
Postimi i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj:
“Miq, dashamirës dhe të afërm!
Me dhembje dhe pikëllim të madh njoftoj për ndarjen nga jeta të babait tim Mark Gjin Ndocaj!
Pritjet dhe organizimi i ceremonisë mortore fillojnë që nesër pas orës 12:00 dhe bëhen pranë shtëpisë në Manati, Lezhë.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për respektimin e masave të Covid-19!
Varrimi bëhet ditën e enjtë, datë 22 prill 2021 ore 12.00.”