COVID-19/ Asnjë humbje jete dhe vetëm një rast i ri në 24 orët e fundit në vendin tonë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi situat9n me Covid-19 në vend.

Në 24 orët e fundit, raportohet se ka rezultuar pozitiv vetëm një qytetar, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën si pasojë e virusit.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 101 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1 qytetar në Tiranë.

Janë 162 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,621 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 9 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 20
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 101

Testime totale 2,012,211
Raste pozitive 332,377
Raste të shëruara 328,621
Raste Aktive 162
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 108
Vlorë 17
Fier 11
Gjirokastër 8
Shkodër 5

Berat. 5
Durrës. 3
Lezhë. 2
Elbasan. 2
Korçë. 1