COVID/ 13 viktima në Maqedoninë e Veriut, bilanci i 24 orëve të fundit

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 101 raste të reja me koronavirus dhe 13 viktima.

Në total janë kryer 1,299 testime në 24 orët e fundit.

Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se rastet janë konfirmuar në Shkup 59, Kavadar-10, Manastir-8, Prilepi – 7, Shtip – 3, Tetovë, Gostivar, Veles, Koçan dhe Negotinë – nga 2, Kërçova, Resnja, Valandova dhe Makedonski Brod – nga 1.

Po ashtu, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 13 pacientë, të cilët kanë qenë pozitivë për COVID-19. Gjithashtu, nëpërmjet sistemit “Termini im” janë paraqitur edhe 4 që kanë humbur jetën në periudhën prej 29.11.2021 deri 04.12.2021.

Ndërsa ISHP në 24 orët e fundit ka regjistruar 393 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 217.400, prej të cilëve 203.967 janë shëruar, ndërsa 7.658 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot është 5.775./albeu.com/