Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka kërkuar shkarkimin Bordit të Transparencës, pasi sipas tij Bordi po vjedh qytetarët shqiptarë.
Teksa krahason çmimin e naftës në vendin tonë me atë të Malit të Zi dhe të Maqedonisë së Veriut, Vasili pretendon se Bordi po konsumohet sheshit.
Për këtë arsye ai kërkon shkrirje të menjëhershme të “Bordit të Hajdutëve”, siç e cilëson ai dhe ulje të taksave që rëndojnë mbi naftën.
Postimi i plotë
Maqedonia dhe Mali i Zi pasqyra, ku shihet qarte fytyra e Bordit te Hajduteve
Bordi i Hajduteve Qeveri+Oligarki rriti dje perseri ne menyre mafioze çmimin e Naftes me 6 lek.
Ndonese çmimi i Naftes ne Bursa bie deri me poshte se para luftes Bordi me urdher te Oligarkeve vazhdon rritjen.
Justifikimet e Bordit jane te nje paturpesie te padegjuar.
Shikoni çmimet ne Maqedoni e Mal te Zi.
Po mire mo Bordi i Hajduteve, po kjo Maqedonia nuk i sheh Bursat, qe çmimin e Naftes nuk e leviz nga 90 denare( rreth 170 lek).
Po mire mo Bordi i Hajduteve, po Mali i Zi nuk i sheh keto Bursa qe e mban çmimin e Naftes edhe nen 170 lek.
Vjedhja permes Bordit po konsumohet sheshit.
Ka vetem dy zgjidhje qe nuk presin më:
Shkrirje e menjehershme e Bordit te Hajduteve
Ulja e taksave qe rendojne mbi Naften.
P.S Fotot jane te çmimeve dje ne Maqedoni dhe Mal te Zi./albeu.com