Gjatë takimi me përfaqësuesit e furnizuesve të ushqimeve në kryeministri, Rama ashtu siç bëri edhe me karburantin ka paralajmëruar edhe për çmimet e shportës që do të vendosen nga bordi.
Kryeministri i ka “kërcënuar” duke i thënë se nëse vendosin çmime ndryshe nga ai që nxjerr bordi, do t’i konfiskohet malli.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Rama: “Disa thonë se mund të ndodhë ropërsëritja e krizës së 1974, ku për shkak të cështjes së naftës, cmimet në botë vajtën përtej cdo lloj tavani. Këto janë skenarë, askush nuk e di të ardhmen, nuk e di se si vazhdon lufta, sot për sot kemi faktikisht detyrimin e përbashkët si shqiptarë që të bëjmë secili të vetën. S’mund të kërkojmë që këtë ta bëjë një pensionist që nuk ka kursime, atë do ta mbështesim ne, qeveria me një shumë që është e barabartë me rritjen e cmimeve të ushqimeve bazë por dhe ju. Shumica i hedh fajin pakicës e pakica shumicës në diskutimin mbi çmimet. Për të mos pasur hedhje faji do futemi dhe ne në mes për të krijuar bordin për cmimet e shportës.
Kjo përbëhet nga përfaqësues tuaj, të shumicës dhe pakicës, askush sdo tolerohet, kush vendos cmime të ndryshme do të humbasë prodhimin, do të konfiskojmë prodhimin, nëse dikush do të lozë me cmimet.”