Çmenduria e re e Trump: Vendosim flamurin kinez në avionët tanë dhe hedhim në erë të gjithë Rusinë

Në kohën e Bushit, Rusia pushtoi Gjeorgjinë. Në kohëne Obamës, Rusia pushtoi Krimenë dhe në kohën e  Biden, Rusia pushtoi Ukrainën. Unë jam i vetmi president amerikan në shekullin e 21-të që Rusia nuk ka sulmuar askënd, tha Trump.

SHBA duhet të vendosë një flamur kinez në avionët luftarakë amerikanë F-22 dhe të hedhë në erë Rusinë. Pastaj thoshim, Kina e bëri, dhe pastaj ata fillonin të grindeshin, dhe ne uleshim e i shikonim, raporton 24sata.

Ky plan gjenial është prezantuar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump në fjalimin e tij para donatorëve kryesorë të Komitetit Kombëtar Republikan, raportojnë mediat amerikane.

Trump, meqë ra fjala, u thirr se ishte simpatizant i Putinit dhe republikanët e kritikuan atë për lavdërimin e sundimtarit rus. Pas pushtimit rus, Trump ndërroi mendje dhe theksoi se pushtimi rus nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të kishte mbetur në krye të Shteteve të Bashkuara. /albeu.com/


Shtuar 6.03.2022 15:14