Çmenduri/ Shoferët me 150 km/h, radari kap shkelësit në autostradën Tiranë-Elbasan

Policia e Rrugores, pas kontrolleve me radar në autostradën Tiranë-Elbasan, vendosi me dhjetëra gjoba.

Radari ka kapur një numër të madh automjetesh në shkelje me rregullat e qarkullimit rrugor, në autostradën Tiranë-Elbasan.

Siç duket nga pamjet, disa automjete kapin shpejtësinë 150 km/h.

Për të përmirësuar sigurinë në rrugët tona dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë, Policia e Trafikut ka instaluar radarë të shpejtësisë. Këto radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë.

Mesazhi ynë për ju: Respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe kontribuoni në sigurinë e rrugëve tona. Çdo shkelje e shpejtësisë mund të ketë pasoja të rënda për ju dhe për të tjerët. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një mjedis më të sigurtë rrugor- njofton policia rrugore.


Shtuar 29.08.2024 13:47