Policia Rrugore në aksin Peqin-Elbasan, ka hasur në një makinë, e cila lëvizte me shpejtësi të çmendur deri në 200 km/orë.
Sipas njoftimit, shoferët që kanë ecur me shpejtësi të lartë janë ndëshkuar me masa maksimale dhe heqje 8 pikë nga patenta. Policia Rrugore bën thirrje për moderim të shpejtësisë.
“Shpejtësia vret jetën!
198 km/h deri në 202 km/h në aksin rrugor Peqin -Elbasan, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h, ku trafiku është ende shumë i lartë.
Shpejtësi që rrezikojnë seriozisht jetën e përdoruesve të rrugës.
Policia Rrugore apelon dhe njëhere për të gjithë drejtuesit e mjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.