Cili është qëllimi i Putin dhe a ka ndonjë rrugëdalje për luftën Rusi-Ukrainë?

Nga Paul Kirby, BBC

Kur Vladimir Putin minoi paqen në Europë duke nxitur luftën kundër një demokracie prej 44 milionë banorësh, justifikimi i tij ishte se Ukraina, me prirje perëndimore ishte një kërcënim i vazhdueshëm dhe se Rusia nuk mund të ishte e sigurt dhe as të zhvillohej.

Por pas disa javë bombardimesh, mijëra të vdekur dhe një eskod prej miliona refugjatësh, lind pyetja: cili është qëllimi i tij i luftës dhe a ka rrugëdalje?

Çfarë dëshiron Putin?

Qëllimet që ai vendosi në fillimin e pushtimit  duket se janë zbutur gjatë rrjedhës së një lufte që ai supozoi se do ta fitone shumë shpejt. Ai as nuk mund të pranonte se ishte një pushtim apo një luftë, duke thënë se ishte një “operacion ushtarak special”.

Por ajo që është e qartë është se ai e sheh këtë si një moment kyç në historinë ruse. “E ardhmja e Rusisë dhe pozicioni i saj i ardhshëm në botë janë në rrezik”, tha shefi i inteligjencës së jashtme Sergei Naryshkin.

Synimi fillestar i liderit rus ishte të rrëzonte qeverinë e saj, duke i dhënë fund dëshirës për t’u bashkuar me aleancën mbrojtëse perëndimore, NATO. Ai i tha popullit rus se qëllimi i tij ishte “çmilitarizimi” i Ukrainës”.

“Nuk është qëllimi ynë për të pushtuar territorin ukrainas. Ne nuk synojmë t’i imponojmë askujt asgjë me forcë,” këmbënguli ai.

Bombardimet vazhdojnë por sipas raporteve të fundit nga bisedimet e paqes Rusia nuk po kërkon më të rrëzojë qeverinë dhe në vend të kësaj po synon një Ukrainë neutrale.

 

Pse Putin dëshiron një Ukrainë neutrale

Që kur Ukraina fitoi pavarësinë në vitin 1991, me rënien e Bashkimit Sovjetik, ajo gradualisht është kthyer drejt Perëndimit- drejt BE-së ashtu edhe NATO-s. Udhëheqësi rus synon ta ndryshojë këtë, duke e cilësuar rënien e Bashkimit Sovjetik si “shpërbërje të Rusisë historike”.

Ai ka thënë se rusët dhe ukrainasit janë një popull. “Ukraina nuk ka pasur kurrë një traditë të vërtetë,” pohoi ai, duke mohuar  Ukrainën dhe historinë e saj. Në vitin 2013 ai i bëri presion udhëheqësit pro-rus të Ukrainës, Viktor Janukoviç, që të mos nënshkruante një marrëveshje me Bashkimin Europian, duke nxitur protesta që rrëzuan ukrainasin në shkurt 2014, raporton abcnews.al

Rusia u hakmor në vitin 2014 duke pushtuar rajonin jugor të Krimesë të Ukrainës dhe duke shkaktuar një rebelim në lindje, duke mbështetur separatistët që kanë luftuar kundër forcave  ukrainase në një luftë që zgjati 8 vite dhe  që shkaktoi 4 mijë viktima.

U vendos një armëpushim dhe u miratua Marrëveshja e Minskut në vitin 2105, e cila nuk u zbatua kurrë. Pak para pushtimit të tij, Presidenti Putin prishi marrëveshjen e paqes dhe njohu dy shtete të mbështetura nga Rusia si të pavarura nga Ukraina.

Ndërsa grumbulloi trupat në kufi me Ukrainën, ai akuzoi NATO-n se kërcënonte të ardhmen historike të vendit, duke pretenduar pa bazë se vendet e NATO-s donin të shkaktonin luftë në Krime.

A ka rrugëdalje nga kjo luftë?

Këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak, beson se një armëpushim mund të vendoset gjatë ditëve në vijim sepse forcat ruse janë të bllokuara në pozicionet e tyre aktuale. Të dyja palët janë shprehur pozitive gjatë negociatave dhe Podolyak tha se presidenti rus i ka zbutur kërkesat e tij.

Në fillim të luftës, udhëheqësi rus donte që Ukraina të njihte Krimenë si pjesë të Rusisë dhe të njihte pavarësinë e Donbas të udhëhequr nga separatistët. Ukraina do të duhet të ndryshojë kushtetutën e saj për të garantuar se nuk do të anëtarësohet në NATO dhe BE.

Statusi i ardhshëm i Krimesë dhe rajoneve të mbështetura nga Rusia në Luhansk dhe Donetsk është ende larg zgjidhjes, por ato mund të mos jenë  shkaktari për të prishur marrëveshjen nëse të dy palët do të  bien dakord ta diskutojnë këtë çështje më vonë.

Rusia duket se ka pranuar se nuk mund të rrëzojë qeverinë e Ukrainës dhe ta zëvendësojë atë me një qeveri kukull, si në Bjellorusi. Presidenti Volodymyr Zelensky tha në fillim të luftës se ai ishte objektivi kryesor dhe më pas familja e saj.

“Duket sikur Putin do të duhet të pranojë një listë me më shumë kufizime,” sipas analistes, Tatiana Stanovaya. Kjo për shkak se Rusia po shqyrton një Ukrainë “neutrale, të çmilitarizuar” me ushtrinë dhe marinën e saj, përgjatë vijave të Austrisë ose Suedisë, të cilat janë të dyja anëtarë të BE-së.

Austria është neutrale, por Suedia nuk është. Në fakt vendi merr pjesë në stërvitjet e NATO-s. Jo të gjithë janë të bindur se Rusia po negocion me mirëbesim. Ministri i Jashtëm i Francës tha se Moska duhet të shpallë fillimisht një armëpushim, sepse bisedimet nuk mund të vazhdohen ndërkohë që vendi është në sulme të vazhdueshme.

Cilat janë kërkesat e Ukrainës?

Kërkesat e Ukrainës janë të qarta, sipas këshilltarit presidencial: një armëpushim dhe tërheqje e trupave ruse, por edhe garanci ligjore e sigurisë që do t’i jepnin Ukrainës mbrojtje nga një grup vendesh aleate dhe që do të parandalonin në mënyrë aktive sulmet në Ukrainë.”

Tërheqja e trupave ushtarake ruse nuk do të jetë vetëm një kërkesë e Ukrainës, por do të jetë gjithashtu një vijë e kuqe për Perëndimin.

Ukraina gjithashtu ka zbutur qendrimin e saj që nga pushtimi i Rusisë, me presidentin Zelensky duke thënë se ukrainasit tani e kanë kuptuar që NATO nuk do t’i pranojë ata si anëtarë: “Është një e vërtetë dhe duhet pranuar”.

“Ne jemi duke diskutuar disa marrëveshje që presidentët do të jenë në gjendje t’i diskutojnë më tej dhe t’i nënshkruajnë. Natyrisht kjo do të vijë së shpejti sepse kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund kësaj lufte,” tha Podolyak.

A do të arrijë Putin një marrëveshje me NATO-n?

Urrejtja e presidentit rus është dyfishuar për Perëndimin dhe aleancën e tij ushtarake mbrojtëse prej 30 anëtarësh. Ai mund të jetë duke konsideruar një kompromis me Ukrainën, pasi për të Perëndimi ka një qëllim – të përçajë shoqërinë në Rusi dhe ta shkatërrojë atë.

Përpara luftës, ai kërkoi që NATO-ja ta kthejë kohën pas në vitin 1997 dhe të ndryshojë zgjerimin e saj drejt lindjes, duke hequr forcat dhe infrastrukturën ushtarake nga vendet anëtare që iu bashkuan aleancës nga viti 1997 dhe duke të mos grumbullojë më trupa në kufi me vendin.

Kjo përfshin Europën Qendrore, Lindore dhe Balltikun. Në sytë e Putin, Perëndimi premtoi në vitin 1990 se NATO do të zgjerohej “asnjë centimetër në lindje”, por gjithsesi e bëri këtë.

Megjithatë, kjo ishte përpara rënies së Bashkimit Sovjetik, kështu që premtimi i bërë ndaj presidentit të atëhershëm sovjetik Mikhail Gorbachev i referohej vetëm Gjermanisë Lindore në kontekstin e një Gjermanie të ribashkuar.

Gorbachev tha më vonë se “tema e zgjerimit të NATO-s nuk u diskutua kurrë” në atë kohë. Duke qenë dëshmitarë të gatishmërisë së Putin për të shkatërruar qytetet europiane për të arritur qëllimet e tij, liderët perëndimorë tani nuk kanë asnjë dyshim, raporton abcnews.al

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, beson se presidenti i Rusisë “dëshiron të udhëheqë Europën sipas pikëpamjes së tij botërore” dhe presidenti Joe Biden e ka etiketuar atë si kriminel lufte.

Përpara luftës, Rusia kërkoi që të gjitha armët bërthamore amerikane të ndaloheshin përtej territoreve të tyre kombëtare. SHBA tha se do të fillonte bisedimet për kufizimin e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme, si dhe për një traktat të ri për raketat ndërkontinentale, por ka shumë pak  mundësi që kjo të ndodhë tani për tani.

Tatiana Stanovaya i frikësohet një spiraleje në një konfrontim të ri të Luftës së Ftohtë.

Çfarë duhet të presim tjetër nga Rusia?

Presidenti Putin është habitur nga shkalla e përgjigjes perëndimore ndaj pushtimit të Ukrainës. Ai e dinte se anëtarët e NATO-s nuk do të ndërhynin kurrë në Ukrainë, por ai nuk mund ta merrte me mend shkallën e sanksioneve që tashmë kanë një efekt dramatik në ekonominë e Rusisë.

BE, SHBA, Britania e Madhe dhe Kanadaja synuan ekonominë e Rusisë në mënyra të ndryshme:

Ato kanë pezulluar aktivitetet e Bankës qendrore të Rusisë dhe bankat kryesore janë përjashtuar nga SWIFT.

-SHBA ka ndaluar importet e naftës dhe gazit rus; BE synon të shkurtojë importet e gazit me dy të tretat brenda një viti; dhe Britania e Madhe synon të heqë dorë nga nafta ruse deri në fund të vitit 2022

-Gjermania ka ndërprerë miratimin për gazsjellësin rus Nord Stream 2 , një investim i madh si nga Rusia ashtu edhe nga kompanitë europiane.

-Linjat ajrore ruse janë bllokuar nga hapësira ajrore mbi BE, MB dhe Kanada

-Janë vendosur sanksione ndaj Presidentit Putin, Ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov dhe shumë individëve të tjerë

-Asnjë marrëveshje paqeje me Ukrainën nuk do t’i japë fund këtyre sanksioneve dhe Vladimir Putin e di shumë mirë këtë. Në vend të kësaj ai është kthyer kundër rusëve që e kanë kundërshtuar luftën.

-Pothuajse 15,000 protestues kundër luftës janë burgosur dhe pothuajse të gjitha mediat e pavarura janë mbyllur.

-Nuk ka mbetur asnjë opozitë politike pasi ata ose janë larguar nga vendi, ose në rastin e liderit të opozitës Alexei Navalny,  janë burgosur.

Populli rus gjithmonë do të jetë në gjendje të dallojë patriotët e vërtetë nga tradhtarët”, tha presidenti rus.